
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, së bashku me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani, në Natën e Bajramit, kanë vizituar familjen Llapashtica.
Në postimin njoftues, Abdixhiku shkruan se “Kryefamiljari, Rizah Llapashtica, është ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Degën V dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; një njeri që ka qëndruar pranë Kosovës në kohët më të vështira, me besim, përkushtim e sakrificë”.
“Si shumë familje shqiptare, edhe familja Llapashtica e ka kthyer mundin në sukses. Djemtë e tij, nga Hamburgu, kanë ndërtuar biznese të suksesshme që sot punësojnë mbi 300 punëtorë. Një histori pune, përkushtimi e dinjiteti, që na kujton se shqiptarët tanë, kudo që janë, dinë të ndërtojnë, të krijojnë e të ecin përpara”, shkruan tutje Abdixhiku.
“Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë, për bisedën plot zemër dhe për besimin që vazhdoni ta mbani gjallë ndër vite”, përfundon ai.