“Abdixhiku e sfidoi Kryesinë, ju tha shkojmë në votëbesim të Kryetarit, Hoti nuk ishte aty”, Lushaku tregon detaje nga mbledhja e LDK-së

22:08 | 02 April 2025
“abdixhiku-e-sfidoi-kryesine,-ju-tha-shkojme-ne-votebesim-te-kryetarit,-hoti-nuk-ishte-aty”,-lushaku-tregon-detaje-nga-mbledhja-e-ldk-se

Jehona Lushaku nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku i ka bë ftesë Këshillit të Përgjithshëm që të shkojnë në “votëbesim të kryetarit”.

Lushaku ndau detaje nga mbledhja e LDK-së ekskluzivisht në Pressing në T7.

“Ne kemi garu për me qenë partia e parë edhe kemi mendu që i kemi plotësu krejt për me qenë partia e parë. Tash pjesën e përgjegjësisë e ka marrë kryetari, bile ju ka bë ftesë që të shkojmë në votëbesim në Këshillin e Përgjithshëm dhe në Kuvend. Në Kryesi, kryetari Abdixhiku ishte për votëbesim në organet e partisë”, tha Lushaku në Pressing, transmeton Express.

E pyetur se cili ka qenë qëndrimi i anëtarëve të kryesisë lidhur me propozimin e Abdixhikut, ajo tha: “E kanë gjyku si diçka si të parëndësishme”.

Komento:
loading