Abdixhiku falenderon qytetarët për “Turneun e Ndryshimit”: Ju i dhatë shpresë LDK-së dhe Kosovës për të ardhmen që na pret

12:08 | 26 December 2024
abdixhiku-falenderon-qytetaret-per-“turneun-e-ndryshimit”:-ju-i-dhate-shprese-ldk-se-dhe-kosoves-per-te-ardhmen-qe-na-pret

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka bërë të ditur se kjo parti ka përfunduar turneun paraelektoral, e që i njëjti i ka hapur vend fushatës elektorale që do të nisë më 11 janar të 2025

I pari i LDK-së është shprehur se mbështetësit i kanë dhënë kësaj partie shpresë, jetë dhe zërin, për të cilin Abdixhiku ka thënë se i ka munguar kaherë.

Postimi i plotë:

Ju faleminderit!

Turneu paraelektoral i ndryshimit, përfundoj; për t’i hapur vend tani fushatës elektorale që do të nisë më 11 janar të vitit 2025. Ishte bukur, ishte zjarrtë, ishte thjeshtë madhështore – si asnjëherë më parë. LDK dhe mbështetësit tanë krijuan momentum të ri, si prelud i fitores të madhe për Republikën!

Ju i dhatë jetë lëvizjes sonë për ndryshim, ju i dhatë shpresë LDK-së dhe Kosovës për të ardhmen që na pret. Mbi të gjitha, ju na dhatë zërin që na mungonte kaherë. Ringritja jonë është e destinuar; e ardhmja jonë është thjeshtë e bukur! Ajo qëndron si refuzim estetik i ndarjes, përçarjes e urrejtjes që na shtyhet gjithandej.

Kemi tjetër qëlllim, kemi tjetër vizion, kemi tjetër mendësi.

Nga 11 janari deri më 9 shkurt dhe pas, bëhuni pjesë e festës sonë të madhe dhe takimeve e tubimeve të mëdha që do t’i kemi gjithandej! Ju presim! Sepse ndryshimi po vjen!

BËHU NDRYSHIMI!

 

 

Komento: