Abdixhiku: Ferizaji u dëshmua, ndryshimi po merr emër

10:38 | 28 January 2025
abdixhiku:-ferizaji-u-deshmua,-ndryshimi-po-merr-emer

Në qytetin e Ferizajt kishte festë, kishte tubim, kishte tërmet përsëri, nga këto tërmetet politike të ditëve të fundit. Me prezencën e Kryeministrit të ardhshëm, z. Lumir Abdixhiku, Ferizaji është tashmë i përcaktuar për rrugën e re që po na pret. Populli po flet, po flet çdo ditë e më shumë, çdo ditë e më fort, çdo ditë e më me bindje.

Entuziazmi i madh i përkrahësve nuk do koment, u pa në fytyrën e secilit të pranishëm e simpatizant që ishte aty, e që ishin në numër shumë të madh. Nuk zuri salla “Bill Clinton” aq ferizajas që janë pjesë e familjes së madhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Siç tha edhe z. Abdixhiku, “Lidhja Demokratike e Kosovës ka një ëndërr dhe një ëndërr të vetme, ka një adresë dhe një adresë të vetme, ka një atdhe dhe një atdhe të vetëm, Republika e Kosovës është vet ëndrra jonë, prandaj ndryshimi sot është misioni jonë, prandaj bëhu ndryshimi është slogani ynë, prandaj bëhu ndryshimi është thirrja jonë, prandaj bëhu ndryshimi është ftesa jonë. Bëhu ndryshimi është ftesë, është thirrje, është kushtrim i djathtë për secilin në Kosovë.”

Nuk ka listë tjetër fituese të këtyre zgjedhjeve përveç listës sonë, listës fituese të Lidhjes Demokratike të Kosovës, listës që do të ofrojë zgjidhjen për katër vitet e ardhshme.

Në rrjetet sociale kandidatja për deputete, znj. Bahrije Hyseni falenderoi të gjithë përkrahësit, çmoi pjesëmarrjen masive të qytetarëve, e Lidhjen Demokratike të Kosovës e quajti si shpresa e Ferizajt e shpresa e Kosovës.

Jemi shumë të kënaqur e falenderues për përkrahjen, prezencën dhe mbështetjen e madhe që na keni dhënë çdo ditë e posaqërisht mbrëmë, për t’i dhënë tubimit të madh epitet, e për t’a bërë shëmbull në gjithë vendin.

Nga Ferizaji kemi vetëm një thirrje, bëhuni me ne, bëhuni ndryshimi për Republikën tonë.

Komento:
loading