Abdixhiku flet pas rizgjedhjes së Isa Mustafës në krye të LDK-së

14:25 | 03 August 2019

Isa Mustafa është rizgjedhur kryetar i LDK-së.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur pas përmbylljes së Kuvendit të IX-të zgjedhor në të cilin u rikonfirmuar në krye të partisë edhe për një mandat, Isa Mustafa.

Abdixhiku thotë se të gjithë kundërshtarët e LDK’së janë të trishtuar, pasi që kanë pritur që në Kuvend zgjedhor të ketë përplasje e përçarje.

“Mund të kenë pritur ndarje. Mund të kenë pritur përplasje e përçarje. Kundërshtarë e komentatorë jo pak, mund të kenë pritur gjithçka – veçse jo një LDK bashkë. Kjo i trishton”, ka shkruar Abidxhiku, raporton Gazeta Express.

Ai thotë se LDK’ja mbetet bashkë, pasi që vendimet merren gjithmonë duke pasur parasysh interesin e LDK’së.

“Në momentet më kritike të Kosovës, LDK megjithatë mbetet bashkë. Me individë që para vetes vendosin Lidhjen dhe shtetin. Ajo vjen para zgjedhjeve si unike, me një shtëpi të fortë e me një lider që ka një ekipë të tanë pas”, ka shtuar tutje Abdixhiku.

Abdixhiku thotë se pas këtij Kuvendi do të fillojë beteja e vërtetë.

“Me të, të gjithë bashkë, do të nisim orën e ndryshimit në Kosovë. Beteja jonë fillon tash.Tik tak!”, potencon Abdixhiku.

Isa Mustafa është rikonfirmuar në krye të partisë, pas një procesi të brendshëm zgjedhor me shumë probleme nëpër degë e nëndegë.

Të vetmit të pakënaqur pas Kuvendit kanë qenë Fatmri Sejdiu i cili nuk ka arritur të marr votat e mjaftueshme për miratim të kandidaturës për kryetar, dhe Melihate Termkolli.

Komento: