Abdixhiku: Gati për hapjen e madhe të fushatës elektorale, më 9 shkurt do ta sjellim ndryshimin e madh që Kosova e meriton

18:38 | 08 January 2025
abdixhiku:-gati-per-hapjen-e-madhe-te-fushates-elektorale,-me-9-shkurt-do-ta-sjellim-ndryshimin-e-madh-qe-kosova-e-meriton

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK) dhe kandidati për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit nga kjo parti, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se ka pritur sot në takim kryetarët e degëve të LDK-së.

Sipas Abdixhikut ky takim tregon konfirmimin e përbashkët të tyre dhe gatishmërisë për ndryshim në vend.

“Gati për hapjen e madhe! Gati për fushatën elektorale! Sot, në selinë qendrore të Lidhjes Demokratike, prita në takim kryetarët e degëve tona nga e gjithë Kosova si konfirmim i përbashkimit, fuqisë, gatishmërise dhe vizionit tonë për ndryshimin e madh që do ta sjellim me 9 shkurt”, ka thënë ai.

Tutje Abdixhiku ka thënë se kanë ekipin më të  mirë në programin “Rruga e re”.

“Secila degë e jona anekënd vendit është e organizuar dhe e gatshme për fitoren tonë të madhe. Energjia jonë buron nga mobilizimi i madh qytetar që po na përcjell në secilin aktivitet tonin, me njerëz të ri që po i bashkohen vizionit tonë për ndryshim – çdo ditë, në çdo fshat e në çdo qytet!E kësaj mbështetjeje të gjerë dhe të palëkundur qytetare ne i përgjegjemi me ekipin më të mirë, me programin Rruga e Re të përpiluar nga 270 ekspertë, dhe me vendosmërinë e hekurt për ta ndërtuar të ardhmen e ndritshme në Kosovë – për secilin qytetar, dhe për secilën familje!”, ka shkruar Abdixhiku.

Postimi i plotë:

Gati për hapjen e madhe!

Gati për fushatën elektorale!

Sot, në selinë qendrore të Lidhjes Demokratike, prita në takim kryetarët e degëve tona nga e gjithë Kosova si konfirmim i përbashkimit, fuqisë, gatishmërise dhe vizionit tonë për ndryshimin e madh që do ta sjellim me 9 shkurt.

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë është ringritur! Me rrënjë të forta, me degë të fuqishme, dhe me një besim të jashtëzakonshëm qytetar, lidhja jonë po e udhëheq valën e ndryshimit në Kosovë me një momentum të pakrahasueshëm.

Secila degë e jona anekënd vendit është e organizuar dhe e gatshme për fitoren tonë të madhe. Energjia jonë buron nga mobilizimi i madh qytetar që po na përcjell në secilin aktivitet tonin, me njerëz të ri që po i bashkohen vizionit tonë për ndryshim – çdo ditë, në çdo fshat e në çdo qytet!

E kësaj mbështetjeje të gjerë dhe të palëkundur qytetare ne i përgjegjemi me ekipin më të mirë, me programin Rruga e Re të përpiluar nga 270 ekspertë, dhe me vendosmërinë e hekurt për ta ndërtuar të ardhmen e ndritshme në Kosovë – për secilin qytetar, dhe për secilën familje!

Prandaj me 9 shkurt, bashkë me qytetarët e vendit, do ta sjellim ndryshimin e madh që Kosova e meriton. Sepse bashkë me ta, do ta ndërtojmë të ardhmen më të mirë për të gjithë. 124 është numri i ndryshimit, 9 shkurti është dita e fitores!

Bashkohu me ne, dhe bëhu ndryshimi!

Komento: