Abdixhiku: Gëzuar Krishtlindja ortodokse, qoftë ky vit për ju dhe familjet tuaja i mbushur me mirësi

14:09 | 07 Janar 2024
abdixhiku:-gezuar-krishtlindja-ortodokse,-qofte-ky-vit-per-ju-dhe-familjet-tuaja-i-mbushur-me-miresi

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka uruar besimtarët ortodoks për festën e Krishtlindjes ortodokse.

Abdixhiku, mes tjerash potencoi që qoftë ky vit për ju dhe familjet tuaja i mbushur me mirësi, harmoni e dashuri.

‘’Të dashur qytetarë të besimit ortodoks, Gëzuar Krishtlindja ortodokse. Qoftë ky vit për ju dhe familjet tuaja i mbushur me mirësi, harmoni e dashuri”, ka thënë Abdixhiku në urimin e tij.

“Uroj që kjo ditë feste t’i gjejë tavolinat e juaja plotë begati.  Paçit bekime e paqe dhe shumë dashuri për vendin tonë të përbashkët, Republikën e Kosovës. Gëzuar për shumë mote!’’.

Komento: