Abdixhiku ia kthen Isa Mustafës: Ka mllef e zell për të më sulmuar, anëtarësia nuk e shiti shpirtin, prapaskena ka mbetë pa rol

14:26 | 07 Shkurt 2026
abdixhiku-ia-kthen-isa-mustafes:-ka-mllef-e-zell-per-te-me-sulmuar,-anetaresia-nuk-e-shiti-shpirtin,-prapaskena-ka-mbete-pa-rol

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar pas një interviste të ish liderit të kësaj partie Isa Mustafës. Abdixhiku ka thënë se sipas tij, ka një ‘’mosdurim të thellë’’ lidhur me vendimin e anëtarësisë së kësaj partie, ku me shumicë votash s’u pranuar dorëheqja e Abdixhikut nga pozita e kryetarit të LDK’së.

Ai ka thënë edhe se, ‘’ka një zell’’ për ta sulmuar atë, LDK’në dhe familjen Rugova.

‘’Vendimi i lirë dhe i drejtë i anëtarësisë është gjithmonë i rëndë për ata që janë mësuar ta injorojnë e mbysin atë. Që, në vend të maturisë, ndihmesës dhe këshillëdhënies në kohë të vështira zgjedhin të përbaltin dhe të hapin kriza me çdo kusht’’, thuhet nga Abdixhiku mes tjerash

Komento: