Abdixhiku inspirohet nga thënia e Ibrahim Rugovës për vullnet dhe durim: Të mirat vijnë pastaj

20:55 | 10 October 2022

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka cituar fjalët e themeluesit të kësaj partie, njëherit ish presidentit, Ibrahim Rugova.

“Në jetë duhet pasur vullnet e durim, të mirat vijnë pastaj”, ishin fjalët e Rugovës, që sot Abdixhiku i ka cituar në një postim në Facebook.

Këto fjalë Abdixhiku i ka shkruar mbi një fotografi të tij, ku në prapavijë shihet Ibrahim Rugova.

Komento: