Abdixhiku jep lajmin e mirë: Për 40 ditë do të përfundojë së rregulluari rruga e Veternikut – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Abdixhiku jep lajmin e mirë: Për 40 ditë do të përfundojë së rregulluari rruga e Veternikut

17:55 | 21 Maj 2020

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se për 40 ditë parashihet të përfundojë rruga në Veternik të Prishtinës.

“Kjo përpjetëze e Veternikut ka 2 vite që s’sheh punëtorë. Përveç rrezikut e shëmtisë së rrugës më të frekuentuar në vend, në Kryeqyet, ajo simbolizon neglizhencën”.

“40 ditë është koha që do ta përfundojmë. Muri do të ndërtohet, shpati do të përforcohet, rruga do të shtrohet – deri në sinjalistikë. Do të punohet ditën, do të punohet natën, e diku rreth 1 korrikut do ta kemi rrugën e hapur”,ka shkruar Abdixhiku në rrjetin social Facebook.

Komento: