Abdixhiku kërkon në Kuvend që Kurti të raportojë për dialogun, fjala e tij përcillet me zhurma

11:12 | 02 March 2023

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku kërkon që pika e parë e seancës së sotme të jetë raportimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për takimin që e kishte me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel, më 27 shkurt.

Teksa ai ka folur për dialogun me Serbinë, Abdixhiku tha se “zhurma e deputetëve të VV-së tregon frikë“.

Abdixhiku kërkoi nga çdo grup parlamentar që ta përkrah mocionin për raportimin e kryeministrit.

”Në vitin 2020 keni kërkuar marrëveshje me njohje“, tha Abdixhiku teksa tregonte se Kurti ka ndryshuar qasje.

Kuvendi i Kosovës po e mban seancën e radhës dhe opozita po kërkon që kryeministri të raportojë.

Komento: