Abdixhiku: Kishim pajtueshmëri në disa çështje por jo aq sa për të arritur marrëveshje

21:40 | 04 Gusht 2026
abdixhiku:-kishim-pajtueshmeri-ne-disa-ceshtje-por-jo-aq-sa-per-te-arritur-marreveshje

Pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se palët kanë pasur pajtueshmëri për çështjet e diskutuara, por ende nuk është arritur marrëveshje.

Kurti ka thënë se gjatë takimit nuk është diskutuar për emra konkretë për pozita, duke theksuar se bisedimet kanë qenë të përqendruara në çështje parimore.

“Ne nuk kemi folur për emra konkretë. Kemi pasur pajtueshmëri në të gjitha çështjet, por nuk kemi marrëveshje”, ka deklaruar Kurti pas takimit.

Ai ka bërë të ditur se diskutimet do të vazhdojnë, ndërsa në rast se nuk arrihet një dakordim, mund të ketë zhvillime të tjera politike.

Komento: