Abdixhiku: Koeficient 150 për secilin mësimdhënës, do të ndërtojmë 80 çerdhe të reja në katër vjet

21:38 | 25 November 2024
abdixhiku:-koeficient-150-per-secilin-mesimdhenes,-do-te-ndertojme-80-cerdhe-te-reja-ne-kater-vjet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shpalosur programin e LDK-së për arsim.

Gjatë një tubimi në Vushtrri, Abdixhiku ka premtuar koeficient 150 për secilin mësimdhënës, Planin Kombëtar për Edukim të hershëm si dhe ndërtimin e 80 çerdheve të reja në katër vjet qeverisje, transmeton Front Online.

Postimi i tij i plotë:

Në Vushtrri, shpalosëm programin tonë ambicioz për arsim. Mes interesimit të madh të mësimdhënësve e profesionistëve të fushës, shtruam projektet tona kryesore.

Sot, në Kosovë, një fëmijë qëndron vetëm gjysmë dite në shkollë! Ai e ajo, që në fillim, janë të pabarabartë me secilin fëmijë bashkëmoshatar në Evropë. Këtë gjendje s’mund ta pranojmë!

Prandaj, modelin e mësimit gjithëditor në Kryeqytet, do ta bëjmë në – së paku – 5 komuna të tjera në Kosovë. Orar i plotë në shkollë, shujta të ngrohta, rafte për libra e çantat kilogramëshe që po deformojnë fëmijët tanë!

Koeficient 150 për secilin mësimdhënës; në mesatare rritje e pagave për 200 euro që në javë të parë.

Do të lansojmë Planin Kombëtar për Edukim të hershëm, me qëllim të sigurimit të çerdheve për fëmijët nga mosha 3 vjeçare. Si rrjedhojë, do të ndërtojmë 80 çerdhe të reja në katër vjet.

Do të digjitalizojmë shkollat tona, që të jenë të gatshme e në hap me vet vitin 2025. Tabela të mençura, sistem i integruar digjital – për nxënës, mësimdhënës e prindër!

Provim Kombëtar për mësimdhënësit e rinj, me qëllim të eliminimit të interferimeve politike dhe jo vetëm në vendet e reja të punës. Mësimdhënësit me poentim të lartë do të alokohen me automatizëm në vendet e hapura të punës.

Arsimi është prioriteti ynë!

Ndryshimi është misioni jonë!

Bëhu ndryshimi!

Komento: