Abdixhiku: Komunat e LDK-së detyruan Qeverinë të tërhiqet nga tekstet e Edukatës Seksuale

02:08 | 16 November 2024
abdixhiku:-komunat-e-ldk-se-detyruan-qeverine-te-terhiqet-nga-tekstet-e-edukates-seksuale

Kryetari i LDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku, ka falënderuar publikisht nëntë komunat e udhëhequra nga partia e tij për, siç tha, refuzimin pa hezitim të përmbajtjes së teksteve të “Edukatës Seksuale”, “duke detyruar Qeverinë të ndryshojë plotësisht qëndrimin”.

Abdixhiku në rrjetin social Facebook, theksoi se presioni institucional dhe reagimi i qytetarëve detyruan qeverinë të tërhiqej nga mbrojtja e teksteve në Kuvend dhe t’i anulonte plotësisht ato.

“Falënderoj dhe qytetarët e Kosovës për reagimin e shpejtë e të vendosur; dhe kështu bërjen qartë të orientimit të popullit të Kosovës”, tha Abdixhiku.

Ai premtoi se pas datës 9 shkurt, “me një qasje të përmirësuar në nivel nacional, do të sigurohet që këto tekste të jenë të përshtatshme dhe të mbështesin vlerat familjare”./Gazeta10

Komento: