Abdixhiku: Kosova ka nevojë për qetësi, drejtësi e punë që bashkojnë, jo për improvizime e politika që ndajnë

20:26 | 20 Dhjetor 2025
Abdixhiku: Kosova ka nevojë për qetësi, drejtësi e punë që bashkojnë, jo për improvizime e politika që ndajnë

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka mbajtur tubim në Junik, duke njoftuar se atje kanë folur për Kosovën që ka nevojë për qetësi, drejtësi dhe drejtim të sigurt.

I pari i LDK’së ka thënë edhe se Kosova ka nevojë për punë që bashkojnë e jo politika që ndajnë, dhe për shtet që funksionon e jo për improvizime.

Postimi:

Sonte, në Junik, folëm për Kosovën që ka nevojë për qetësi, drejtësi dhe drejtim të sigurt.

Jo për politika që ndajnë, por për punë që bashkojnë.

Jo për improvizim, por për shtet që funksionon.

Junik e di dallimin mes zhurmës dhe vlerës.

Prandaj këtu fjala ka peshë.

Prandaj sikurse për zgjedhje lokale dhe për qendrore në Junik presim festë!

Faleminderit për mikpritjen, për dinjitetin dhe për besimin.

Komento: