Abdixhiku kritikon Qeverinë: Kosova po udhëhiqet nga popullistë

11:56 | 01 Dhjetor 2023
abdixhiku-kritikon-qeverine:-kosova-po-udhehiqet-nga-populliste

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë që Kosova po udhëhiqet nga popullist e mohues të shtetësisë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë që LDK-ja beson në shtetin e Kosovës.

Abdixhiku ka thënë që fëmijët e Kosovës meritojnë besim të shtetit, e jo pasiguri.

“LDK-ja si formacion i vetëm pavarësist, beson në Republikë. Fëmijët tanë meritojnë të besojnë në Republikë! Në shtetin që prindërit e gjyshërit e tyre nuk e kishin por ua kanë lënë me plot sakrificë. Në shtetin që në vend të mbytjes së ëndrrave e dhënies së pasigurisë u jep shpresën se një ditë do të jenë të barabartë mes popujve e shteteve euroatlantik!

Prandaj dhe zgjedhja juaj është fare e lehtë.

Sepse Kosova është e përhershme”, ka shkruar ai./FrontOnline

Komento: