Abdixhiku: Kurti nuk e solli Asociacionin, por po e pranon atë përkundër kundërshtimit disavjeçar

14:24 | 02 March 2023

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, nuk duhet të akuzohet për nënshkrimin potencial të planit evropian, ku i përfshirë është edhe krijimi i Asoaciacionit të Komunave me Shumicë Serbe, pasi tha se Kurti nuk e ka sjellë Asociacionin, por e ka gjetur si pjesë detyruese të marrëveshjeve paraprake.

Megjithatë, Abdixhiku tha se ajo që po sjellë Kurti, është pranimi i këtij Asoaciacioni, përkundër kundërshtimit disavjeçar që e ka bërë.

“Ai (Kurti) ka pranuar, dhe me të drejtë, e themi ne, implementimin e marrëveshjeve paraprake, përfshirë Asoaciacionin jo-etnik, sipas Gjykatës Kushtetuese. Që të jemi i qartë, Albin Kurti nuk e ka sjellur Asociacionin, ai e ka gjetur si pjesë detyruese të marrëveshjeve paraprake, kjo është e vërteta. Askush në Kosovë nuk mund ta akuzojë atë për nënshkrimin e marrëveshjeve paraprake, por ajo që po sjellë ky kryeministër, është pranimi i këtij Asoaciacioni, përkundër kundërshtimit disavjeçar që e ka bërë”, tha Abdixhiku në kuvend, përderisa po diskutohet plani evropian.

Tutje, i pari i LDK-së tha se Kurti pajtohet të tejkalojë trashëgiminë e së kaluarës dhe historinë e përgjakshme e shtypëse të Serbisë ndaj popullit të Kosovës.

Komento: