Abdixhiku: LDK kishte vullnet të mirë, VV na ofroi vetëm tri ministri dhe gjitha pozitat institucionale për vete

22:00 | 13 Gusht 2026
abdixhiku:-ldk-kishte-vullnet-te-mire,-vv-na-ofroi-vetem-tri-ministri-dhe-gjitha-pozitat-institucionale-per-vete

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është deklaruar për pozicionimin që të mbeten në opozitë.

Ai tha se LDK-ja ishte e gatshme për bashkëpunim e punë të mira për Kosovën.

Por, ai tha se LVV iu ofroi vetëm 3 ministri dhe gjitha pozitat institucionale për vete.

“LVV-së ja kemi njohur të drejtën për të pasur kryeministrin dhe kryeparlamentarin, LDK-në kemi kërkuar rol të denjë në ekzekutiv dhe Presidentin e Republikës”.

“Ky propozim u refuzua, qëllimi ynë i mirë u paraqitë si kërkesë disproporcionale dhe si apetit i pangopur për pushtet. LDK-së iu ofruan vetëm tri ministri”.

“Sulmet e vazhdueshme ndaj LDK-së e cenuan besimi pa të cilin nuk mund të ndërtohet asnjë partneritet”, ka thënë ai.

Komento: