Abdixhiku: LDK nuk bëhet pjesë e ndonjë qeverie afatshkurte e të shkohet prap në zgjedhje

23:08 | 13 March 2025
abdixhiku:-ldk-nuk-behet-pjese-e-ndonje-qeverie-afatshkurte-e-te-shkohet-prap-ne-zgjedhje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka deklaruar se për LDK-në është shumë e rëndësishme që të ketë qeveri stabile.

Në Rubikon të Klan Kosovës Abdixhiku tha se nuk ka asnjë arsye të vetme që LDK të jetë pjesë e ndonjë qeverie që është afatshkurte e pastaj të shkohet në zgjedhje prap.

” Për LDK-në është shumë e rëndësishme që të ketë qeveri stabile. Nuk ka asnjë arsye të vetme LDK-ja të jetë pjesë e ndonjë qeverie që është afatshkurtë dhe që hyn me një konstulacion të ndërlikuar, për të shkuar në zgjedhje në mars. Kështu se bëjmë. S’duhet të bëhet”, tha ai.

Komento:
loading