Abdixhiku: LDK nuk është sot në 12 përqindshin e rrezikshmërisë, kemi 20 ulëse në Kuvend

22:08 | 13 March 2025
abdixhiku:-ldk-nuk-eshte-sot-ne-12-perqindshin-e-rrezikshmerise,-kemi-20-ulese-ne-kuvend

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka thënë se LDK në këto zgjedhje nuk doli me rezultat të 12 përqindshit të rrezikshmërisë.

Në Rubikon të Klan Kosovës, Abdixhiku tha se sot LDK ka 20 mandate.

“Kjo nuk ka rëndësi çfarë bën Lumiri e ku është Lumiri, në atë që unë do të marr me vete kudo qoftë do të jetë që në momentin kritik kur LDK ishte poshtë, kur s’patë vullnet për të ringritur këtë parti unë gjeta bashkëpunëtor, sjella njerëz, punova me ekipin më të mirë që kam takuar njëherë, besoj që do të mbahemi mend si gjeneraat që e ka kthyer LDK prej një grope të thellë të moskëmbjes. Do ta kisha ndjerë vetën shumë keq nësë nga 12 përqind të shkonim në 9 ose më pak. Do të mbahesha mend si kryetari që ia kisha vu çelësin partisë’’, tha Abdixhiku.

Komento: