Kryetari i LDK-së, njëherësh kandidat për kryeministër të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbetur pa fjalë nga pritja që iu bë në Rugovë.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Abdixhiku thotë se shtëpia e madhe ka hapur derën e popullit, prandaj edhe ndjehet krenar.
“Rugovë! Pa fjalë! Gazi kishte vendosur shallin e vitit 2001, atë që e barte Ymer Muhaxheri gjatë prities së Rugovës. Dhe ndjenja në këtë sallë ishte e fitores. ‘I herë flasin rugovasit’! Këtë e kam mësuar nga ta‘I herë’ fola dhe unë! Zotimet e burrit janë prej guri! Do t’u rri në fjalë! Por tani, kemi festë! Po e përjetojmë ringritjen e djathtë si në kohët më të mira! Kushtrimi ka rënë tashmë! Pa fjalë! Plot emocion! Rugova po kthehet fort! Shtëpia e madhe ka hapur derën e popullit, prandaj dhe jemi krenar”, ka shkruar ai.