Abdixhiku me bashkëpartiakë shkojnë për ngushëllime te familja Jashari

11:52 | 25 Shtator 2024
abdixhiku-me-bashkepartiake-shkojne-per-ngushellime-te-familja-jashari

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, me bashkëpartiakë kanë shkuar për ngushëllime te familja Jasharaj, pasi të hënën vdiq motra e madhe e komandantit legjendar, Adem Jashari.

Ai ka qenë i shoqëruar nga deputetja Hykmete Bajrami, kryetari i Lipjanit Imri Ahmeti, kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi, nënkryetari i Prishtinës Alban Zogaj dhe disa anëtarë tjerë të LDK’së.

Ata janë pritur nga Rifat Jashari dhe pjesëtarë tjerë të familjes legjendare.

Komento: