Abdixhiku me deputetin gjerman vizituan shkollën “Qamil Batalli”: Ne transformuam mënyrën se si funksionojnë shkollat ​​në Prishtinë

22:38 | 03 Tetor 2024
abdixhiku-me-deputetin-gjerman-vizituan-shkollen-“qamil-batalli”:-ne-transformuam-menyren-se-si-funksionojne-shkollat-​​ne-prishtine

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku së bashku me deputetin gjerman, Peter Beyer kanë vizituar sot, Shkollën “Qamil Batalli” në Prishtinë, transmeton Front Online.

Përmes një video të shpërndarë në Facebook, Abdixhiku ka thënë se kanë arritur që të transformojnë mënyrën se si funksionojnë Shkollat në Prishtinë,

“Ne transformuam mënyrën se si funksionojnë shkollat ​​në Prishtinë, me ditë më të gjata, shujta të nxehta dhe përfitime tjera të mëdha për fëmijët dhe prindërit. Të gjithë thanë se është e pamundur – por ne e bëmë atë. Dhe ashtu siç e bëmë në Prishtinë – ne do ta zgjerojmë këtë plan në vende të tjera anembanë Kosovës – sepse kur investojmë në arsim, ne investojmë në të ardhmen tonë”, ka shkruar Abdixhiku.

Komento: