Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se tubimi përmbyllës i fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit do të mbahet në Llap.
Ai e dha këtë zotim gjatë një tubimi masiv në Batllavë, të enjten.
“Kemi vendosur se tubimin e fundit do ta mbajmë ku tjetër përveçse në Llap. Më 7 shkurt, në shesh, sepse sallat më s’janë interesant”, tha Abdixhiku.