Abdixhiku me telegram ngushëllimi për vdek*jen e Gerti Bogdanit: Humbje e madhe për shqiptarët

16:51 | 18 September 2024
abdixhiku-me-telegram-ngushellimi-per-vdek*jen-e-gerti-bogdanit:-humbje-e-madhe-per-shqiptaret

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me rastin e vdekjes së ish-deputetit të PD-së, Gerti Bogdani ka ndarë një telegram ngushëllimi.

Për Gerti Bogdani, Abdixhiku ka thënë se ka dhënë një kontribut të madh për promovimin e vlerave demokratike në Shqipëri e Kosovë.

“E nderuara familja Bogdani, me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të mikut tim dhe të Lidhjes Demokratike, Gerti Bogdani, i cili gjithë jetën e tij ia kushtoi promovimit të vlerave demokratike në Shqipëri e Kosovë. Gerti ishte politikan model duke shërbyer si inspirim për çdo të ri në politikën shqiptare. Ai rrjedhte nga një familje tiranase me traditë dhe u bë përfaqësuesi më i mirë i rinisë shqiptare. Gerti ndihmoi e dha kontribut të jashtëzakonshëm edhe për anëtarësimin e LDK-së në EPP, gjatë kohës sa ishte përfaqësues i PD”, thuhet në telegram.

Tutje në telegram ngushëllimin e Abdixhikut, thuhet se vdekja e Bogdanit, është një humbje e madhe për të gjithë shqiptarët, duke përmendur edhe bashkëpunimin që LDK kishte me të ndjerin.

“Humbja e tij e papritur, është humbje e madhe për shqiptarët, neve dhe të gjithë ata që e njohën. Për ne në Lidhjen Demokratike të Kosovës, bashkëpunimi dhe lidhjet tona me të do të mbeten kujtim i çmuar”.

“Në emër timin personal dhe anëtarësisë së Lidhjes Demokratike, i shprehim ngushëllime gruas Edlirës, prindërve të tij, fëmijëve, gjithë familjes Bogdani, miqve dhe të gjithë atyre që njohën. I përhershëm kujtimi për Gerti Bogdanin!”, ka thënë Abdixhiku.

Komento: