Abdixhiku me tubim masiv në Gadime: Më 9 shkurt do të dalim faqebardhë

21:45 | 12 January 2025

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, njëherësh edhe kandidat për kryeministër nga subjekti politik me numër zgjedhor 124, ka thënë se LDK’ja e ka popullin pas.

Abdixhiku këtë e ka deklaruar pas një tubimi madhështor në Gadime.

“Gadime, veç! Jo një qytet, jo një komunë; Gadime veç, jemi shumë!”, ka shkruar ai.

“Ta kuptoni, LDK ka popullin pas! Jemi ngritur në këmbë tashmë! Imri Ahmeti me ekipin e tij, po ngrisin frymën e ndryshimit në çdo anë. Për këtë, jemi krenar! Prandaj do të dalim me 9 shkurt edhe faqebardhë! Ju faleminderit për këtë shtytje!”.

Komento: