Abdixhiku ka thënë se mburret me të kaluarën e partisë që e drejton, por turpërohet nga numri i deputetëve të partisë së tij në Kuvend të Kosovës.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka quajtur turpërues faktin se partia e tij ka pësuar rënie të theksuar në zgjedhjet e fundit qendrore.
Në “Debat Plus”, ai ka thënë se, i vjen turp kur e sheh se LDK-ja, ka mbetur me tri rende të ulëseve në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka theksuar, se është duke punuar që LDK-në, kthej në numrat që i ka pasur në kohën e ish-presidentit Ibrahim Rugova.
“Çfarë mua më turpëron është fakti që një parti si LDK, mbetet në numra rreth 12%, kjo për mua është turp, për mu turp është kur të shkoj në seancë dhe e shoh që LDK ka mbetë në tri rende. Këtë mundohem ta ndryshoj për këtë po angazhohem, partinë e Ibrahim Rugovës, ta kthej në këtë moment historik”, ka thënë ai.
Në kundërpërgjigje ndaj, ish-kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, i cili kishte thënë se në LDK, ka njerëz që turpërohen nga e kaluara e kësja partie, Abdixhiku, ka thënë se kjo nuk qëndron.
Kryetari i tanishëm i LDK-së, është shprehur se mburret me të kaluarën dhe vizionin e partisë që e drejton.