
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në Kuvendin e Punës të partisë ka thënë se përgjegjësia për rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit bie mbi të.
“Për mua dhe për ju ajo natë nuk ishte vetëm një rezultat politik, ishte një pasqyrë ku pashë mundin, sakrificën e shumë njerëzve të mirë të pesë vjetëve të fundit teksa shembeshin para syve tonë dhe njëkohësisht pashë se sa vështirë është të mbash mbi supe pritjet e një partie që ka histori, plagë e mbi të gjitha që ka shpresë”, tha Abdixhiku, duke shtuar se përgjegjësia nuk ndahet me askënd.
Ai tha se rezultati i zgjedhjeve nuk erdhi jo nga një vendim apo nga një natë, por ngadalë.
Tutje ai tha për aq sa ka qenë kryetar ka dëgjuar sulme që nuk ndalen.
“Këto sulme kanë qenë edhe nga brenda”, tha ai.
“LDK-së i ka munguar solidariteti i brendshëm”, tha tutje ai.