Abdixhiku: Ndryshimi i madh po vjen! Do t’i ktheni ato para cent më cent!

11:08 | 20 November 2024
abdixhiku:-ndryshimi-i-madh-po-vjen!-do-t’i-ktheni-ato-para-cent-me-cent!

Kryetari i LDK-së dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Lumir Abdixhiku, nga tubimi i mbajtur në Fushë Kosovë me përkrahësit e partisë, ka folur edhe për skandalet e fundit që kanë shpërthyer në Ministrinë e Bujqësisë që drejtohet nga Faton Peci lidhur me grantet për bujqësi.

Abdixhiku ka thënë se bujqit e Kosovës s’meritojnë një shtet që i vjedh, i shkelë dhe që i shikon në sy pa turp dhe pa pendese.

“Bujqit s’duhet të kenë një shtet që edhe i vjedhë edhe i shkelë edhe paturpësisht i shikon në sy pa pendesë”, ka thënë Abdixhiku.

Ai tutje ka shtuar se ndryshimi me LDK-në po vjen dhe se paratë do të kthehen cent më cent.

“Ndryshimi i madh po vjen! Do t’i ktheni ato para cent më cent!”, ka shkruar Abdixhku.

Komento: