Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka uruar të gjithë të rinjtë e kësaj partie, në 33 vjetorin e themelimit të Forumit Rinor të LDK’së.
Abdixhiku i ka falënderuar të gjithë forumistat për angazhimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm për 33 vjet që qëndruan në shërbim të kauzës politike të LDK-së.
“LDK është me fat që ka rreth vetes të rinj e të reja të mrekullueshëm që duan dhe punojnë tu prijnë proceseve më të rëndësishme për vendin”, shkroi Abdixhiku në Facebook.
Postimi i plotë:
LDK është me fat që ka rreth vetes të rinj e të reja të mrekullueshëm që duan dhe punojnë tu prijnë proceseve më të rëndësishme për vendin.
I falënderoj të gjithë forumistat për angazhimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm për 33 vjet që qëndruan në shërbim të kauzës politike të LDK-së.
Urime 33 vjetori i themelimit të gjithë të rinjve të LDK-së! Rrugëtimi ynë vazhdon.