Abdixhiku: Në ekonomi e infrastrukturë duhet të kemi ndryshim dramatik

17:08 | 13 December 2024
abdixhiku:-ne-ekonomi-e-infrastrukture-duhet-te-kemi-ndryshim-dramatik

Përfundimin e të gjitha rrugëve, autostradave, magjistraleve si dhe ndërtimin e unazës së kryeqytetit në vlerë prej 250 milionë eurove, e ka premtuar kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Sipas tij, puna në infrastrukturë nënkupton dalje në teren, e jo qëndrim në zyrë e fjalë.

“Ne kemi një plan, që brenda 3 viteve të përfundojmë të gjitha rrugët, magjistralet e autostradat, e nisura nëpër dekada në Kosovë. Fjalën e kam për autostradën Prishtinë-Gjilan, për autostradën e Pejës, për rrugën Prishtinë-Mitrovicë, Prishtinë-Podujevë, e Dollc-Gjakovë. Po ashtu, në planin tonë kemi edhe ndërtimin e unazës së kryeqytetit, një projekt i madh prej 250 milionë eurove, që do ta transformojë rrënjësisht jo vetëm qarkullimin brenda në qytet, por dhe lidhjen e Prishtinës me secilin qytet tjetër të Kosovës”, ka thënë Abdixhiku.

Unaza e kryeqytetit sipas Abdixhikut nuk bëhet me fondet e komunave, por me ndihmë shtetërore. “ Këtë ndihmë shtetërore qeveritare, pas 9 shkurtit, kryeqyteti do ta ketë”, ka shtuar ai.

Komento: