Para përkrahësve të LDK-së dhe qytetarëve të Gjilanit në ‘Turneun e Ndryshimit’, Abdixhiku ka folur edhe rreth sulmit të mbrëmshëm në kanalin e ujit në Zubin Potok.
Abdixhiku ka thënë se s’ka forcë, akt terrorist e as grup kriminal që mund të rrënojë shtyllat e Republikës.
“Dhe nga Gjilani, vendlindja e kryengritësve të mëdhenj, patriotëve si Idriz Seferi, Mulla Idriz Gjilani e Agim Ramadani, më lejoni të them se s’ka forcë, akt terrorist e as grup kriminal që mund të rrënojë shtyllat e Republikës. E kemi mundur Serbinë një herë, do ta mundim gjithherë. Koha ta mundim dhe ngecjen, izolimin e përçarjen e madhe brenda Kosovës. Unë besoj në Republikën e Kosovës!”, ka thënë kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku.