Abdixhiku: Në Koshare, historia nuk është shkruar, është çarë

13:40 | 09 Prill 2026
abdixhiku:-ne-koshare,-historia-nuk-eshte-shkruar,-eshte-care

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe në Koshare, me rastin e 27-vjetorit të kësaj beteje.

Ai ka thënë se beteja e Koshares është njëra prej më të lavdishme të historisë shqiptare të shekullit 20.

“Në Koshare, historia nuk është shkruar. Është çarë. Mu siç u ça edhe një kufi që djemtë tanë më të mirë refuzuan ta pranojnë si fakt historik. Ai kufi nuk i definonte. Ai kufi nuk ekzistonte.”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka thënë se në këtë përvjetor nderohen të rënët dhe të gjallët e kësaj beteje, duke vlerësuar lartë kontributin e tyre për lirinë e vendit.

“Dhe pikërisht sepse peshon kaq rëndë, liria nuk mbahet me kujtime – mbahet me përgjegjësi. Përgjegjësi që të mos e ulim, të mos e harxhojmë, të mos e bëjmë të zakonshme. Përgjegjësi që çdo ditë të jemi të denjë për çarjen që ata bënë. Lavdi përjetë dëshmorëve të Koshares.”, ka shkruar Abdixhiku.

Gjatë së enjtes, edhe liderë dhe përfaqësues të tjerë politikë e institucionalë kanë bërë homazhe në Koshare, me rastin e 27-vjetorit të kësaj beteje.

Komento: