Abdixhiku në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së: Arritëm ta bëjmë rrugën e ringritjes së madhe

15:25 | 19 Nëntor 2023
abdixhiku-ne-kuvendin-zgjedhor-te-ldk-se:-arritem-ta-bejme-rrugen-e-ringritjes-se-madhe

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës po kandidon për t’u rizgjedhur në krye të partisë.

Në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së, Abdixhiku foli për punën e tij prej dy vjet e gjysmë si kryetar. 333 delegatëve iu tha se ata kanë marrë “detyrën e delegimit të kësaj përgjegjësie drejt organeve të reja të partisë, për t’i dhënë prirje e orientim jo vetëm Lidhjes Demokratike të Kosovës, por edhe gjithë Republikës së Kosovës”.

“Kjo peshë është bukur e rëndë”, tha Abdixhiku.

Ai tha se me të në krye, LDK ka arritur ta bëjë “rrugën e ringritjes së madhe”, raporton Gazeta Express.

“Së bashku kemi arritur ta bëjmë rrugën e ringritjes sonë të madhe, atë që e kërkonim të gjithë, atë që besonim se do ta gjenim të gjithë. E gjetëm sepse kemi ecur drejt, na gjeti sepse kemi ecur mbarë”, tha Abdixhiku.

“Dy vite e gjysmë më parë, ne u gjendëm para një sfide të pazakontë për ne”, tha ai, duke përmendur rezultatin më të dobët historik që LDK e mori në zgjedhjet e vitit 2021.

Komento: