Kandidati i LDK’së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur sot një tubim në fshatin Lluzhan të Podujevës.
Abdixhiku u është drejtuar të pranishmëve duke u bërë thirrje që të punojnë për t’i kthyer njerëzit në LDK, që ka thënë se është shtëpia e vetme e demokracisë.
“Deri më 9 shkurt, punoni për 35 ditë, që çdo njeri në këtë anë, të kthehet në shtëpinë e vjetër, në shtëpinë e vetme të demokracisë, Lidhjen Demokratike të Kosovës”, ka deklaruar Abdixhiku, fjalim që është duartrokitur nga të pranishmit.