Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, pas Turjakës të Malishevës ka vazhduar takimet me qytetarë të Lubizhdë, fshat i së njëjtës komunë.
Abdixhiku ka thënë se ndryshimi i madh po vjen, e që njerëzit e kanë pritur një LDK si kjo.
Ka shtuar se lidhja sot po vjen si uragan i djathtë mbarëkombëtarë.
“Pas Turjakës, u ndalëm në Lubizhdë. Edhe në këtë fshat të Malishevës, na pritën plot qytetarë me plot entuziazëm dhe thirrje të njëjtë për ndryshim. Ndryshim të madh në vend! Në çdo fshat e çdo takim, po gjejmë mbështetje. Po gjejmë qytetarë që kanë pritur një LDK si kjo. Që i përfaqëson, i kupton, i bëhet zë veprues në betejat që kanë. Këtë LDK tashmë e kanë. Prandaj lidhja jonë sot po vjen si uragan i djathtë mbarëkombëtarë! Ju faleminderit! Vazhdojmë në Shtime, Pozharan e Smirë sonte”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.