Abdixhiku në Pejë: As në ëndrrat më të mirat nuk e kam paramenduar se Karagaçi do të jap kaq shumë dridhje

20:08 | 26 January 2025
abdixhiku-ne-peje:-as-ne-endrrat-me-te-mirat-nuk-e-kam-paramenduar-se-karagaci-do-te-jap-kaq-shume-dridhje

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, nga tubimi masiv në Pejë ka thënë se gjithmonë ka ëndërruar të mbajë një fjalim në sallën më të flaktë elektorale në vend, në Karagaç.

“Por as në ëndrrat më të mira të miat, as në parafytyrimet më të ndryshme, nuk e kam menduar e paramenduar se Karagaçi do të jepte kaq shumë dridhje, kaq shumë energji, kaq shumë forcë në rrugëtimin tim. Dhe ja ku jam sot këtu, e bukura Pejë, lule e Dukagjinit, për të marrë bekimin tuaj, në rrugëtimin tim dhe partisë që udhëheq drejt Qeverisë”, ka thënë Abdixhiku.

“Kam ëndërruar secilin detaj, nga hyrja e korridori i njerëzve që gjithmonë na kanë pritur mirë, te brohoritjet e një salle që kushtron LDK, te miqtë e mi politik që të presin me plot zemër e bujari! Sa e sa herë kam treguar, sa e sa herë kam shpjeguar, sa e sa herë kam provuar të shpërfaqë tek secili mik, tek secili që kam takuar, se pa parë tubimin e LDK-së në Pejë, s’keni parë gjë akoma”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka falënderuar qytetarët e Pejës për mbështetjen që i kanë dhënë çdoherë.

“Më keni mbështetur gjithherë. Më keni konsideruar si tuajin gjithherë. Po më mbështetni dhe tani, dhe sot, po më mbështetni fort! E kam ditur se nuk më leni vet, e kam ditur që s’jam vet! Prandaj ju faleminderit! Pejë e bukura Pejë”, ka thënë ai.

Komento: