Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës, shpalos planin për shëndetësinë, Spitalin e Ri, rritjen e numrit të mjekëve, pagat, punësimin e garantuar…

21:08 | 22 November 2024
abdixhiku-ne-qkmf-ne-e-prishtines,-shpalos-planin-per-shendetesine,-spitalin-e-ri,-rritjen-e-numrit-te-mjekeve,-pagat,-punesimin-e-garantuar…

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka prezantuar sot planin për shëndetësi para stafit shëndetësor në Qendrën Kryesore Familjare në Prishtinë.

“U prezantova planin tim në shëndetësi, nga rritja e pagave deri te Spitali i Ri në lokacion të ri; nga rritja e numrit të mjekëve familjarë në standard evropian 1 mjek për 1500 banorë, tek digjitalizimi i plotë i sistemit shëndetësor; nga punësimi e specializimi i garantuar tek sigurimet shëndetësore!”, tha ai.

Abdixhiku deklaroi se plani i tyre është ambicioz.

Postimi i plotë:

Interesim i madh i stafit shëndetësor në takimin e sontëm në Qendrën Kryesore Familjare në Prishtinë. 🙌

U prezantova planin tim në shëndetësi, nga rritja e pagave deri te Spitali i Ri në lokacion të ri; nga rritja e numrit të mjekëve familjarë në standard evropian 1 mjek për 1500 banorë, tek digjitalizimi i plotë i sistemit shëndetësor; nga punësimi e specializimi i garantuar tek sigurimet shëndetësore!

Plani ynë është ambicioz dhe si i tillë do ta bëjë Kosovën prijëse në transformim shëndetësor në rajon!

Ju faleminderit për pritjen dhe gjithë përkrahjen e dhënë – e mbi të gjitha për punën e bërë për qytetarë e për shtet!

Nga 9 shkurti do të keni shtetin që kujdeset edhe për ju, edhe për qytetarë edhe për secilin në nevojë e hall.

Sepse, ndryshimi po vjen!

Komento: