Abdixhiku nga fshati Bardh i Madh: Edhe këtu gjetëm masivitet, gjetëm ngrohtësi, gjetëm thirrje për ndryshim

22:08 | 19 January 2025
abdixhiku-nga-fshati-bardh-i-madh:-edhe-ketu-gjetem-masivitet,-gjetem-ngrohtesi,-gjetem-thirrje-per-ndryshim

Fshati Bardh i Madh në Fushë Kosovë ishte ndalesa e radhës e kandidatit për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

Si në çdo takim tjetër, Abdixhiku tha se atmosfera ishte e mbushur me energji, masivitet dhe ngrohtësi, duke reflektuar thirrjen e qytetarëve për ndryshim.

“Fshati Bardh i Madh në Fushë Kosovë ishte ndalesa e radhës. Dhe këtu, si në çdo vend tjetër, të madh e të vogël pa dallim, gjetëm masivitet, gjetëm ngrohtësi, gjetëm thirrje për ndryshim!
LDK-në e kërkuar tash e sa kohë qytetarët tanë tashmë e kanë! Prandaj dhe e mbështesin me zemër!
Kjo mbështetje na jep jo vetëm festë, lor dhe ndjenjën e madhe të përgjegjësisë që na pret! Pritjet e tyre, thirrjet e tyre, kërkesat e tyre janë detyrime para së cilave rreshtohemi me nder e dinjitet!
LDK është dashni!” – tha ai.

Komento: