Abdixhiku nga salla e mbushur në Baran të Pejës: Është vetëm lugu i Baranit, në Karagaç do të ketë tërmet të djathtë

21:38 | 17 January 2025
abdixhiku-nga-salla-e-mbushur-ne-baran-te-pejes:-eshte-vetem-lugu-i-baranit,-ne-karagac-do-te-kete-termet-te-djathte

Lugu i Baranit u shndërrua në qendër të përkrahjes masive për Lidhjen Demokratike të Kosovës në Pejë.

LDK-ja, nën drejtimin e kandidatit për kryeministër Lumir Abdixhiku, zhvilloi një tubim plot entuziazëm, ndërsa përmes një postimi në Facebook dërgoi sinjale të forta mobilizimi dhe optimizmi për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Nuk është tubimi qendror në Pejë! Është vetëm LUGU I BARANIT! E kuptoni tani kur themi se LDK dhe populli janë bërë tashmë një? Si dikur, sikurse tani! Këtë LDK e keni kërkuar tash e sa kohë. Këtë LDK e keni tashmë. Prandaj duajeni atë, mbrojeni atë, lartnojeni atë, sepse është e juaja tani! Emocione të jashtëzakonshme! Ringritje e qartë! Fitore e pastërt! Dukagjinçe sot kërkova të flisnit, dukagjinçe u tha: ndryshimi po vjen! Karagaç bëhu gati për 24 janar! Do të ketë tërmet të djathtë!” – ka shkruar Abdixhiku.

Komento: