Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shkruar për ‘Turneun e Ndryshimit’ që po e zhvillon në vende të ndryshme si brenda, po ashtu edhe jashtë Kosovës për të cilin ka thënë se po dëshmon momentumin e jashtëzakonshëm nëpër të cilin kjo parti po kalon.
I pari i LDK-së, ka shkruar për tubimin e mbajtur në Vjenë të mbajtur sonte, për të cilin ka thënë se dëshmon që ndryshimi është afër dhe se LDK po forcohet çdo ditë e më shumë.
Abdixhiku tutje, ka shtuar edhe se Kosova është vend i vogël për të përjetuar kaq urrejtje, ndarje e përçarje.
Postimi i plotë: