Kreu i LDK-së vlerësoi lart suksesin e kësaj kompanie duke e quajtur “shembull të sipërmarrjes inovative dhe përkushtimit ndaj cilësisë në industrinë e ndërtimit; me 70 të punësuar që mbulon tregun në Kosovë, por që është edhe eksportues i suksesshëm në Ballkan dhe në Europë.”
Abdixhiku theksoi rëndësinë e mbështetjes për bizneset vendore, duke premtuar politika që i trajtojnë ato si partnerë të zhvillimit ekonomik të Kosovës.
“Me qeverinë tonë të ardhshme, bizneset e vendit do të trajtohen si partnerë në zhvillimin e Republikës; jo të gozhdohen e shantazhohen! Politikat tona do të drejtohen nga ta; sepse besojmë në zhvillim, sepse jemi të djathtë! Bashkë me ta, do ta ndërtojmë të ardhmen e ndritur për Kosovën dhe për qytetarët tanë!” – tha Abdixhiku.