Lulzim Zhegrova, babai i futbollistit Edon Zhegrova, nga sot do të jetë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.
Përmes një postimi ën Facebook, Abedixhiku ka thënë se lajmi iu kumtua Edonit nga zyra e LDK-së, teksa së bashku do ta bëjnë Kosovën një vend ku ëndrrat bëhen realitet.
“Lulzim Zhegrova do të jetë pjesë e listës për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit. Lulzimi vjen me një perspektivë unike dhe me energji të re për ta ndërtuar një të ardhme ku çdo i ri i talentuar në Kosovë ka mundësi reale për të realizuar potencialin e tij, si në sport ashtu edhe në jetë”, shkroi Abdixhiku.
“Shumë urime. Ti më përkrahë gjithmonë, edhe unë kam me të përkrahë në çdo drejtim që ti e vendos dhe merr. Shpresoj që bashkë keni me bë sene të mëdha” ishin fjalët e Edonit, drejtuar babait të tij.
Ky është postimi i plotë i Abdixhikut:
Lulzim Zhegrova nga sot është pjesë e LDK-së. Atë, së bashku me zonjën Sanije, dy prindërit e supertalentit Edon Zhegrova, i pritëm në selinë qendrore të LDK-së!
Lajmin ja kumtuam edhe Edonit. Për të, Lulzimi dhe Sanija kanë qenë gjithmonë forcë mbështetëse në gjithë karrierën mbresëlënëse. Jam i bindur se përvoja e Lulit, do të na shërbejë shumë edhe si vend edhe si shtet. Kjo familje, mbetet model dhe ëndërr e shumë familjeve tjera, që besojnë se një ditë, të vegjëlit e tyre do të jenë lojtarë të ndeshjes kundër Real Madridit, e do të përfaqësojnë ngjyrat e fanelave më të bukura në botë, të Kombëtares së Kosovës!
Lulzim Zhegrova do të jetë pjesë e listës për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit. Lulzimi vjen me një perspektivë unike dhe me energji të re për ta ndërtuar një të ardhme ku çdo i ri i talentuar në Kosovë ka mundësi reale për të realizuar potencialin e tij, si në sport ashtu edhe në jetë.
Bashkë do ta bëjmë Kosovën një vend ku ëndrrat bëhen realitet, ku të rinjtë i kanë të gjitha mundësitë të shkëlqejnë fort, dhe ku sporti shndërrohet në një forcë kombëtare për zhvillim.
Na priftë e mbara!”