Abdixhiku para mijëra pjesëmarrësve: Atyre që e kërkuan shuarjen tonë iu themi na shihni përpak

19:08 | 08 February 2025
abdixhiku-para-mijera-pjesemarresve:-atyre-qe-e-kerkuan-shuarjen-tone-iu-themi-na-shihni-perpak

Lidhja Demokratike e Kosovës po mbanë tubimin e saj përmbyllës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Para mijërave pjesëmarrëseve, kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku paralajmëroi se LDK po kthehet.

“Për nxitësit e urrejtjes ndjejmë vetëm keqardhje, për fuqinë tonë ndiejmë vetëm mburrje dhe krenari. Prandaj të gjithë atyreve që kërkuan mbytjen tonë, shuarjen tonë, shtypjen tonë, u themi na shihni përpak, na shihni përreth. Kjo është LDK-ja ime”, tha Abdixhiku.

Ai tutje vijoi:“Në çdo tubim të vogël,te mesëm e të madh e kuptuam misionin tonë fisnik, nuk kishim helm, mllef e inat për tjetrin. Jemi pak për t’u ndarë, e përçarë. Kemi kundërshtarë të jashtëm mjaft”, tha Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv

Abdixhiku tutje renditi edhe premtimet e tjera që i ka bërë gjatë fushatës elektorale.

Duke shtuar se godina prapa tyre, Qeveria nga nesër vjen si godinë e shpresës./Gazeta10

Komento: