Abdixhiku paralajmëron Pecin e Qeverinë Kurti për grantet: Do t’i ktheni paratë cent më cent

11:08 | 20 November 2024
abdixhiku-paralajmeron-pecin-e-qeverine-kurti-per-grantet:-do-t’i-ktheni-parate-cent-me-cent

Kryetari i LDK-së dhe kandidati i kësaj partie për kryeministër, Lumir Abdixhiku, nga tubimi i mbajtur në Fushë Kosovë me përkrahësit e partisë, ka folur edhe për skandalet e fundit që kanë shpërthyer në Ministrinë e Bujqësisë që drejtohet nga Faton Peci lidhur me grantet për bujqësi.

Abdixhiku ka thënë se bujqit e Kosovës s’meritojnë një shtet që i vjedh, i shkelë dhe që i shikon në sy pa turp dhe pa pendese.

“Bujqit s’duhet të kenë një shtet që edhe i vjedhë edhe i shkelë edhe paturpësisht i shikon në sy pa pendesë”, ka thënë Abdixhiku.

Ai tutje ka shtuar se ndryshimi me LDK-në po vjen dhe se paratë do të kthehen cent më cent.

Komento: