Abdixhiku pas deklaratës së Aliut: Kosova po udhëhiqet nga popullistë

12:00 | 01 Dhjetor 2023
abdixhiku-pas-deklarates-se-aliut:-kosova-po-udhehiqet-nga-populliste

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Infrastrukturës dhe një prej figurave kryesore të Vetëvendosjes, Liburn Aliu, pasi ky i fundit e ka cilësuar Kosovën si “projekt të përkohshëm”.

Abdixhiku ka thënë se Kosova po udhëhiqet nga popullistë mosbesues ndaj shtetit.

Abdixhiku ka thënë që fëmijët e Kosovës meritojnë besim të shtetit, e jo pasiguri.

“LDK-ja si formacion i vetëm pavarësist, beson në Republikë. Fëmijët tanë meritojnë të besojnë në Republikë! Në shtetin që prindërit e gjyshërit e tyre nuk e kishin por ua kanë lënë me plot sakrificë. Në shtetin që në vend të mbytjes së ëndrrave e dhënies së pasigurisë u jep shpresën se një ditë do të jenë të barabartë mes popujve e shteteve euroatlantik!

Prandaj dhe zgjedhja juaj është fare e lehtë.

Sepse Kosova është e përhershme”, ka shkruar ai./FrontOnline

Komento: