Abdixhiku përkujton ish-Kryetarin e Mitrovicës Farik Spahija: I dha shumë vendit, bashkëpunëtor i afër i Rugovës

10:13 | 03 Tetor 2024
abdixhiku-perkujton-ish-kryetarin-e-mitrovices-farik-spahija:-i-dha-shume-vendit,-bashkepunetor-i-afer-i-rugoves

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar veprimtarin e kësaj partie dhe ish-kryetarin e Mitrovicës, Faruk Spahija, në 19 vjetorin e vdekjes së tij.

Abdixhiku ka thënë se Spahija i dha shumë vendit dhe kauzës së përbashkët për liri dhe demokraci, raporton Express.

“Spahija, ishte një nga themeluesit e LDK-së në Mitrovicë dhe bashkëpunëtor i afërt i Presidentit Historik, Ibrahim Rugova. Në orët më të rënda për Kosovën, ai punoi me përkushtimin më të madh si kryetar i komunës së Mitrovicës, duke udhëhequr me ndershmëri dhe vizion për të ardhmen.

Përkushtimi i tij ndaj qytetarëve dhe vendit, si dhe roli i tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës, do të mbeten gjithmonë në kujtesën tonë! Le të jetë kujtimi i tij një frymëzim për të gjithë ne, për ta vazhduar rrugën që ai trasoi me përkushtim e dashuri për Kosovën. I përhershëm kujtimi për njeriun e urtë e të dinjitetshëm, kryetarin e parë të zgjedhur të Komunës së Mitrovicës – ikonën e këtij qyteti, Faruk Spahija!”, ka deklaruar Abdixhiku.

Komento: