Duke folur nga Gjakova në tubim zgjedhor, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u zotua për të ngritur mirëqenien e të gjitha kategorive shoqërore – ku u ndal edhe te policët dhe ushtarët.
“Është koha të zgjidhni edhe për policët e ushtarët – që ia dalin në përballje me terroristë por jo edhe me përditshmërinë”, tha ai.
Abdixhiku foli në tone uniteti, në kontradiksion me atë të rivalit të vet, Albin Kurtit – duke thënë se “nuk jam këtu për ndarje përçarje, e as urrejte e fyrje, jemi shumë pak për t’u ndarë e sharë – jemi pak për t’u përçarë, kemi armiq të jashtëm mjaft”.
“Para vetes kemi një ëndërr të madhe, me një ekip që Kosovën e sheh si prijëtar në zhvillimet botërore, e jo veç në rajon”, tha ai.