Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka takuar të mërkurën komunitetin e sporteve elektronike Kubix gaming center.
“Jam adhurues i madh i sportit dhe në kohën e lirë jam gamer çka po e dua shumë është kultura që po ndërtohen në Kosovë gradualisht edhe i përgëzoj për punën që e bëni këtu. Si shtet mundeni me më ndihmuar shumë por në një çështje mundemi me më ndihmuar është ndërtimi i një pingball 8 milionë euro janë investim. Do të thotë do të jenë dy tre mijë ulëse kapacitet dhe gara të mëdha. Projektin e kemi prezantuar bashkë me kryetarin e Prishtinës Përparim Rama, është afër stadiumit kombëtarë të futbollit.
Këtij komuniteti, Abdixhiku u premtoi ndërtimin e “gaming hall” në Bërnicë.
“Ndërtesa është hapi i parë, hapi i dytë është pjesa njerëzore ju që vini aty, janë tri fusha që do t’i mbështesim e para ne do të kontribuojmë në organizimin e turnirëve. E dyta është të kontribuojmë jo vetëm në sponsorizonim për të pasur më shumë motiv njerëzit, dhe e treta të jetë Kosova atraktive në këtë sport”.