Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka prezentuar sonte, programin për shëndetësi, ku premtoi 500 milionë euro për ndërtimin e spitalit të ri.
Spitalin e Ri të Kosovës, investim 500 milionësh në një lokacion të ri, me një strukturë të re, me një model të ri. Pas ndërtimit të Spitalit të Ri, QKUK aktuale e ndërtuar qysh në vitin 1964 – pesë vite para se njeriu të shkonte në Hënë – do të rrënohet, pastrohet, për t’i liruar vendin kompleksit më të madh multikulturor të Kosovës, ku teatrot muzetë e sallat do të zënë vend ikonik!
Funksionalizimin e Fondit të sigurimeve Shëndetësore, me premiume 3.5% punëmarrësi dhe 3.5% punëdhënësi.
Menaxhim i kontraktuar privat e ndërkombëtar për të ndarë menaxhimin e spitaleve prej punës profesionale nga mjekët!
Punësim i garantuar brenda 6 muajve për çdo student të diplomuar në mjekësi; e specializim i garantuar brenda dy vite për secilin.
Digjitalizim i plotë i gjithë Sistemit Shëndetësor për të larguar kaosin e shënimeve primitive me lapsa e letër në spitalet tona.
100 milionë euro investime në Spitalet Rajonale për shndërrimin e tyre në Qendra të Ekselencës.
Arritjen e normës evropiane për 1 mjek familjar për 1500 banorë brenda mandatit të parë; sikurse dhe shtimin e 500 infermierëve të rinj.
Koeficienti 150 për secilin të punësuar në sektorin publik shëndetësor!